Analisti Agron Hoti ka deklaruar se drafti që ka rënë dakord kryeministri Albin Kurti, nuk e zhbën pavarësinë e Kosovës.
Në një lidhje me Skype për “Ballkan Update” nga Prishtina, ai ka thënë se duhet të sigurohen që ky draft mos të jetë në kundërshtim me Kushtetutën.
Sipas Hotit, Kosova nuk ka pse të ketë frikë, për sa kohë këtë draft statut kanë mbështetës SHBA dhe europianët.
“Dardan Mulliqaj është në opozitë dhe ai mundohet të marrë relevancë përpara publikut kosovar. Unë mendoj që draft-statuti që i është dhënë qeverisë së Kosovës, duhet të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese dhe aty duhet të marrë të gjithë ato opionione ligjore dhe kritika. Edhe duhet të sigurohemi që drafti i asocacionit të mos jetë në kundërtim me Kushtetutën me ligj të Kosovës. Nëse për këtë kemi garant, edhe SHBA dhe europianët që ai draft-statut nuk do të jetë në kundërshtim me legjislacionin e Kosovës, atëherë Kosova nuk ka nevojë të ketë frikë. Nuk e besoj që Perëndimi e kabërë Kosovën për ta ç’bërë. Dardan Mulliqaj sa ka qene me Levizjen VetëVendosja ka bërë agresion institucional në shtetin që mezi po bëhej. Pra, përderisa politika e asaj kohe së bashku me bashkësinë ndërkombëtare, po mundoheshin ta bënin shtetin e saj kohe, Dardan Mulliqaj me Lëvizjen VetëVevendosja që është sot në pushtet, nuk e njihnin pavarësinë e Kosovës, nuk e njihnin shtetin me simbole”, tha analisti./abcnews.al