E hëna e 13 nëntorit mund të quhet, një ditë e errët, për tifozët e “kuqezinjve” të Milan e sidomos për ata që janë të apasionuar pas “artit të mbrojtjes” në sportin e futbollit, teksa ka ndërruar jetë, në moshën 74-vjeçare, një prej “legjendave” të kësaj skuadre.
Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin, Aldo Bet, i cili ishte pjesë e “Djajve” të Milanos për 7 sezone, nga viti 1974 deri në vitin 1981, duke zhvilluar në total 144 ndeshje, si dhe arriti të fitoren 3 trofe, titullin kampion të Serie A, në sezonin 78’-79’, duke siguruar dhe yllin e parë në fanellën e “kuqezinjve”, Kupën e Italisë, në sezonin 76’-77’, si dhe titullin e Serie B, në sezonin 80’-81’.
Mirëpo, pavarësisht se shkëlqimin e pati te Milan, gjithçka për të ndjerin nisi te “zikaltërit” e Inter, për t’u transferuar më vonë te “verdhekuqtë” e Roma, aty ku fitoi dhe Kupën e Italisë, në sezonin 68’-69’, ndërsa të tej zhvilloi një sezon te Hellas Verona, ku vetëm 1 vit më vonë, (1974) do të transferohej te “kuqezinjtë” e Milan. /i.m /abcnews.al