Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Presidenti iranian do të vizitojë Turqinë më 28 Nëntor

schedule12:20 - 13 Nëntor, 2023

schedule 12:20 - 13 Nëntor, 2023

Presidenti iranian Ebrahi Raisi do të vizitojë Turqinë më 28 nëntor. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij iranian patën mundësinë të takoheshin dy herë në takimet ndërkombëtare gjatë kësaj jave në Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit Ekonomik në Tashkent dhe në takimin e përbashkët në Riad të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik me Ligën Arabe.

Vizita e Raisit në Ankara u njoftua nga ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan pas takimit të tij më 1 nëntor me homologun e tij iranian Hossein Amir Abdollahian.
Tema kryesore në axhendën e dy liderëve do të jetë lufta në Gaza, por edhe zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe veçanërisht në Siri.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!