KORÇË– Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj një 59-vjeçari, i cili akuzohet për ngacmim seksual dhe përndjekje ndaj një të mitura nga fshatin Pojan.
Gazetari i ABC News, Roland Beqiraj ka zbardhur atë që ka deklaruar i arrestuari para gjykatës.
Ai ka deklaruar se ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike dhe nuk mban mend asgjë. Gjithashtu ai akuzon gjyshen e të miturës, që sipas tij e ka goditur me sende të forta, në ditën që ajo ka bërë denoncimin në polici. Tani do jenë hetimet, ato të cilat do të zbardhin të plota pretendimet e palëve, të cilat akuzojnë njëra tjetrën.