Shtëpitë e tmerrit në Shqipëri si në Serbi? Eksperti: Mafia e kokteilet e të vërtetës me ilaçe

schedule09:06 - 13 Nëntor, 2023

schedule 09:06 - 13 Nëntor, 2023

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço foli për shtëpinë e tmerrit që u zbulua në Serbi, e cila përdorej për pengjet nga grupet kriminale.

Gjatë kësaj interviste, ai theksoi se organizatat kriminale mund të kenë përdorur solucione forcuese të forta, për të marrë të dhënat që u janë dashur.

Gjithashtu ai komentoi se shtëpinë e tmerrit që u zbulua në Serbi.

“Kam përshtypjen që organizatat kriminale kanë përdorur solucione forcuesve të forta, për të marrë të dhëna që u janë dashur. Pra janë torturuar, janë mbajtur aty. Por edhe ne një profil jemi. Që pas vitit 2010 deri më sot ne kemi mbi 100 të humbur që nuk dihen ku janë. Policia ka pasur indicie që edhe aty ka pasur shtëpi tmerri, me çekiç e gjëra sepse ata kopjojnë njëri-tjetrin. Zhdukja pastaj është e pashmangshme. Në pyllin e sodës janë ndjekur skelete, pra është i njëjti model që ndiqet. Në Ekuador, në Kolumbi, në Peru ne jemi bashkë, kemi bashkëpunim të jashtëzakonshëm, me serbët, malazezët dhe maqedonasit. Gjithë problemi është të lidhen bashkë dhe të sjellin mallin në Europë. Italianët, janë lidhja janë pasaporta jonë. Në gjithë retorikën që kanë pasur edhe prokurorët italianë flasin njësoj, edhe për lidhjet shumë të forta me Gamorrën, por edhe Ndraghetën”, ka thënë ndër të tjera eksperti i kriminalistikës.

Ndër të tjera ai shpjegoi se do të ketë një laborator kriminalistik pranë Fakultetit të Drejtësisë, ndërsa tregoi se ekspertiza e parë do të bëhet për vdekjen e ish-kryeministrit Mehmet Shehut.

“Ajo që duam të bëjmë ne është të zbulojmë disa elementë që nuk janë thënë dhe më pas mund të na sjellin edhe disa argumente të tjera./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!