Një aksident u regjistrua ditën e sotme në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, pranë fshatit Udënisht.
Mësohet se automjeti tip “Mahindra” është përplasur me automjetin tip “Peugeot” me drejtues 55 vjeçarin, banues në Elbasan.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Peugeot” si edhe pasagjerja 48-vjeçarja që ndodhej në këtë automjet. Po ashtu i lënduar ka mbetur edhe 72-vjeçari pasagjer i automjetit tjetër.

Sakaq grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale./abcnews.al/


