ELBASAN- Një elektricist i OSHEE humbi jetën të shtunën gjatë rregullimit të një defekti në fshatin Muçan të Elbasanit.
Për këtë ngjarje të rëndë janë kryer hetime paraprake, ndërsa policia ka arrestuar dispeçerin e OSHEE-së, Alfred Ngjela, 58 vjeç.
Ai dyshohet se nuk ka marrë masa për stakimin e energjisë elektrike në nënstacionin e zonës ku po punonte elektricisti, i cili ra në kontakt me energjinë dhe për pasojë humbi jetën.
Po ashtu, është proceduar në gjendje të lirë shefi i ekipit të OSHEE-së, i cili sipas policisë, dyshohet se nuk ka informuar për ndërhyrjen elektricistin në kabinë, ndonëse vetë ka qenë informuar për këtë.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rastit tragjik./ n.m.abcnews.al