Në lidhje me ndarjen nga jeta të sulmuesit të Egnatias, Raphael Dwamena, ka reaguar edhe Federata Ganeze e Futbollit. Reagime të shumta ka pasur për ndarjen nga jeta të ganezit, jo vetëm nga Shqipëria, por edhe jashtë saj.
Reagimi i Federatës Ganeze të Futbollit:
“Federata e Futbollit të Ganës është e pikëlluar kur dëgjon për vdekjen e ish-lojtarit tonë Raphael Dwamena dhe dëshirojmë t’i shprehim ngushëllimet tona më të thella familjes së tij në këtë moment të vështirë.
Ish-sulmuesi i Ganës ndërroi jetë ditën e shtunë pasi u rrëzua në fushë gjatë një ndeshjeje futbolli në Shqipëri.
Lojtari i Egnatia ka pësuar një atak në zemër gjatë ndeshjes së ligës mes Egnatias dhe Partizanit. Sipas raportimeve nga Shqipëria, 28-vjeçari është rrëzuar në fushë në minutën e 24’ të lojës dhe ka kaluar minuta më vonë në spitalin e Kavajës.
Dwamena kishte nëntë gola në sezonin në vazhdim. Ish-lojtari i Red Bull Academy përfaqësoi Ganën 9 herë dhe shënoi dy gola.
“Ai i shërbeu mirë vendit të tij dhe tregoi klas sa herë që përfaqësonte Ganën”, tha Presidenti Simeon-Okraku.
Ky lajm është i vështirë për t’u marrë. Urimet tona më të mira shkojnë për familjen në këtë moment”
“Zoti i Madhërishëm i dhëntë prehje të qetë”, shtoi ai.
U prehtë në paqe shpirti i tij!!!!/ h.ll/abcnews.al