PSG ka arritur të marrë një fitore me peshë në transfertë ndaj Remis me shifrat 0-3.
Që në fillim të sfidës, konkretisht në minutën e 3’, Kylian Mbappe zhbllokoi shifrat, por pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, pra 0-1.
Në të dytën, kryefjala ishte përsëri Mbappe, pasi sulmuesi francez shënoi edhe dy herë të tjera, në minutën e 59’ dhe të 82’.
Me këtë fitore, PSG tashmë rimerr kreun duke grumbulluar 27 pikë, një më shumë se Nice i vendit të dytë./ h.ll/abcnews.al
Shikoni golat e ndeshjes Reims-PSG