Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Goleada të Kukësit dhe Vllaznisë, Skënderbeu vuan sërish

schedule10:14 - 13 Tetor, 2019

schedule 10:14 - 13 Tetor, 2019

Kukësi i gëzohet një rikthimi të rëndësishëm. Mesfushori Valon Ethemi është i gatshëm për ndeshjen e radhës me Skënderbeun në transfertë. Jo vetëm kaq, por ai ditën e djeshme ia ka dalë të shënojë dy herë në miqësoren kundër Besëlidhjes.

Mesfushori përmbysi golin e Djordeviç dhe u la radhën Kitanovksi-t, Camara-së dhe Rashës të realizonin edhe tre herë të tjera. Kukësi triumfoi 5-3 ndaj lezhjanëve dhe tanimë mendon për ndeshjen e kampionatit.

Kukësi-Besëlidhja 5-3
Shënues:
Ethemi 10′, 18′, Kitanovksi 28′. Camara 39′, Rasha 56′ /Djordevic 1′, 49′ (pen.), Hajdari 80′

Valon Ethemi, në një ndeshje me Kukësin

 

Skënderbeu, rivali i ardhshëm i Kukësit, vazhdon të ketë probleme me golat e pësuar. Një ditë më parë korçarët kanë barazuar 2-2 me Strugën. Miqtë shënuan të parët me Kirovskin, për të barazuar më pas Krasniqi. Sheji, lojtari i kombëtareve të moshave kuqezi, kaloi në epërsi sërish Strugën, kurse Esien në fund i baraspeshoi shifrat. Skënderbeu çan dy golat e pësuar. Në mbrojtje këtë sezon ekipi i Dajës ka pasur shumë probleme.

Skënderbeu-Struga 2-2
Shënues:
Krasniqi 26′, Esien 85′ / Kirovski 18′, Sheji 35′

Vllaznia, ndryshe nga ekipet e tjera, kishte zgjedhur të zhvillonte një test brenda familjes. Skuadra e drejtuar nga Mirsad Jonuz ka shpërthyer ndaj të rinjve, duke triumfuar me rezultatin 4-0. Atmosfera në kampin kuqeblu është mjaft e mirë pas fitores me Kukësin dhe në ndeshjen e djeshme kanë realizuar tre nga afrimet e verës, Ristevksi, Wenderson dhe Gligorov.

Vllaznia-Vllaznia U19 4-0
Shwnues:
Ristevski 3′, Bardhulla 17′, Wenderson 69′, Gligorov 72′

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!