Një 27-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Fier. Ngjarja ka ndodhur në fermën Çlirim pas një konflikti me disa persona për motive të dobëta.
Sakaq, raportohet se i riu është dëmtuar në krahë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e shtetasit tjetër.
Njoftimi i policisë:
Plagosi me armë zjarri për motive të dobëta, një 27-vjeçar, Policia identifikon autorin dhe vijon ndjekja për kapjen e tij.
Rreth orës 12:00, në fshatin Fermë Çlirim, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi., 27 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin 27 vjeç, të dy banues në Fermë Çlirim.
Shtetasi është dëmtuar në krahë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e shtetasit tjetër.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./abcnews.al