Stoltenberg: Fitorja e Rusisë në Ukrainë kërcënon të dobësojë NATO-n

schedule08:37 - 11 Nëntor, 2023

schedule 08:37 - 11 Nëntor, 2023

Një fitore e mundshme ruse në konfliktin në Ukrainë kërcënon të dobësojë NATO-n si aleancë, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp në Berlin.

Sipas tij, fitorja e Rusisë në Ukrainë nuk do të ishte vetëm një tragjedi për Kievin, por do të përbënte edhe rrezik për NATO-n, pasi do ta linte atë të pambrojtur.

“Ne duhet të vazhdojmë t’u japim ukrainasve armët që u nevojiten për të qëndruar të fortë në fushën e betejës, në mënyrë që nesër të mund të jenë të fortë në tryezën e negociatave”, shtoi Stoltenberg.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!