Kurti e Vuçiç në Forumin e Paqes në Paris, Prenkaj: Njohja ‘de facto’ e Kosovës është njohje entiteti të rebeluar

schedule16:21 - 10 Nëntor, 2023

schedule 16:21 - 10 Nëntor, 2023

Diplomati Albert Prenkaj komentoi në “Ballkan Update”, Forumin e Paqes të mbajtur në Paris, ku të pranishëm në këtë forum janë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si edhe Presidenti serb Aleksandër Vuçiç. Në fokus të intervistës ishte edhe dialogu Kosovë-Serbi.

“Edicioni 6 i Forumit të Parisit mundëson në këtë rast, kryeministrin Kurti që të marrë pjesë në këtë forum dhe të shfrytëzojë mundësitë për takime të rëndësishme me homologë të tij. Në takim është edhe Ndihmës Sekretar i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, i cili do të takohet për përfaqësues të shteteve të rajonit. Kemi vërë re që edhe presidenti i Serbisë ka pasur disa takime, ka pasur takimi me Macron dhe po ashtu edhe me presidentin e Ganës. Sa i përket marrëveshjes Kosove-Serbi, pastaj aneksi në Ohër, por edhe takimi I fundit ishte i vështirë në Bruksel. Tani njohja de facto, është njohje e shtetit, por njohje e realitetit. Në termë akademikë thuhet njohje e një entiteti të rebeluar. Pas njohjes “de facto”, mund të vijë edhe njohja “de jure”. Nga pala e Kosovës kërkohet asociacioni i komunave serbe. Pas negociatave që ka zhvilluar kryeministri Kurti me bashkëpunëtorë të tij, kemi paralajmërim për avancim të asociacionit, por se për çfarë konkretisht këtë nuk e dimë. Ne kemi parë draftin e asociacionit të komunave me shumicë serbe i kryeministrit Rama që është përfolur shumë në media. Me interes për publikun është preambula e këtij statusi, ku përmendet dokumenti , ku flitet për një autonomi të decentralizuar, më pas kemi Kushtetutën e Republikës së Kosovës. PO ashtu përmendet rezoluta 12/42, gjë e cila sjell edhe paqe në rajon. Më pas kemi marrëveshjen e Vjenës që bëhet pjesë e Kushtetutës së Kosovës. Pra është pjesë organike e dokumenteve dhe rritjes së shtetësisë së Kosovës”, ka thënë ndër të tjera ai./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!