Pritej një përballje e vështirë, por jo një rezultat i tillë. “Verdhekuqtë” e Roma-s kanë pësuar humbjen e parë në Evropë, për këtë sezon, teksa në “Fortuna Arena” të Pargës janë mundur nga Slavia vendase me rezultatin e pastër, 2 me 0, në sfidën e raundit të 4-t të fazës së grupeve të UEFA Europa League.
Golat për vendasit erdhën në pjesën e dytë, teksa fillimisht ishte Vaclav Jurecka, i cili tundi rrjetën e “gardianit” Rui Patricio, në minutën e 50’ të sfidës e më pas Lukas Masopust, në minutën e 74’-t dyfishoi shifrat për të “vulosur” përfundimisht fitoren e skuadrës së tij, ndaj “gjingatëve” italianë të futbollit.
Falë këtij rezultati Slavia Prague ngjitet në kuotën e 9 pikëve dhe i rrëmben “fronin” e grupit skuadrës së Jose Mourinho, me këta të fundit që renditen në vendin e 2-të të grupit, po me 9 pikë sa çekët, ndërsa poshtë tyre në renditje janë Servette e Sherif Tiraspol me nga 4 e 1 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT:
Goli i Vaclav Jurecka, 1-0:
Goli i Lukas Masopust, 2-0: