Regjistrohet rasti i parë i variantit të koronavirusit ‘Pirola’ në Ukrainë

schedule09:42 - 8 Nëntor, 2023

schedule 09:42 - 8 Nëntor, 2023

Rasti i parë i infektimit me një variant të ri të koronavirusit të quajtur “Pirola” është regjistruar në Ukrainë.

“Një rast i konfirmuar nga laboratori i një nënvarianti të ri të variantit Omicron të koronavirusit të quajtur “Pirola” u zbulua në rajonin e Rivne. Një djalë 20-vjeçar u sëmur,” thuhet në deklaratë.

Simptomat e nënvariantit Pirola janë të njëjta me ato të varianteve të tjera të COVID-19: rrjedhje hundësh, ethe, kollë, dhimbje koke, lodhje, humbje e nuhatjes ose shijes, acarim i mundshëm i syve dhe skuqje.

“Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe organizatat ndërkombëtare të ekspertëve po monitorojnë globalisht ndikimin e varianteve të reja SARS-CoV-2 në vaksinat, testet dhe trajtimet për të ofruar rekomandime. Deri më tani, simptomat e nënvariantit Pirola nuk kanë zbuluar ndonjë dallim të rëndësishëm nga simptomat e mëparshme të COVID-19.

Megjithatë, për shkak të numrit të madh të mutacioneve, ‘Pirola’ ka më shumë gjasa të ndikojë në imunitetin e dobësuar. Edhe ata që janë vaksinuar më parë mund të sëmuren, por vaksina redukton rrezikun e komplikimeve”, tha ministri i Shëndetësisë, Kryemjeku Ihor Kuzin.

/abcnews.al