Trajneri i Salzburg, Gerhard Struber ka paralajmëruar homologun e tij te Inter, Simone Inzaghi-n përpara ndeshjes së Champions League.
Në konferencën e dhënë për mediet në prag të këtij takimi, Struber theksoi se skuadra e tij di si t’i krijojë probleme “zikaltërve” të Italisë.
“Ne e dimë se si t’u krijojmë probleme zikaltërve.
Do të jetë e rëndësishme të mos u jepet kohë dhe hapësirë lojtarëve me cilësi, si Barella dhe Calhanoglu. Do të jetë e rëndësishme të shfrytëzojmë mbështetjen e tifozëve tanë”, deklaroi kreu i stolit të Red Bull Salzburg./ h.ll/abcnews.al