Reshjet “paralizojnë” Durrësin/ Pezullohet lundrimi, mjetet e vogla lundruese nuk lejohen të dalin në det

schedule10:27 - 8 Nëntor, 2023

schedule 10:27 - 8 Nëntor, 2023

Moti i keq këtë të mërkurë ka përfshirë të gjithë territorin e vendit.

Gazetari i ABC News, Leonidha Musaj raporton se disa rrugë të qytetit të Durrësit kanë prezencë të madhe uji, nga reshjet e shumta.

Probleme ka edhe me qarkullimin e automjeteve dhe të qytetarëve, teksa është pezulluar edhe lundrimi i mjeteve të vogla lundruese.

“Qyteti i Durrësit ka pasur prezencë të lartë të ujit. Ka qenë e pamundur lëvizja e automjeteve, por edhe qytetarëve. Në momentin që po flasim, uji është tërhequr disi. Sa i përket situatës në portin detar, është situatë normale, tragetet kanë ardhur dhe janë nisur sipas orarit të  aktuar. Vetëm anijet e tonazhit të ulët dhe të peshkimit janë ankoruar. Situata është disi më i stabilizuar. Kemi një situatë deri diku normale, por sipas parashikimeve, do të kemi situatë më të vështirë gjatë mesditës dhe pasdites së sotme”, raportoi gazetari Musaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!