Keqardhja ishte e madhe për humbjen e Shqipërisë ndaj Turqisë. Ata që ishin në fushë e kanë përjetuar edhe më tepër, sidomos portieri Thomas Strakosha dhe sulmuesi Rey Manaj. Ky i fundit tregon si ndihet në këto momente përmes rrjeteve sociale.
“Jam shumë krenar me ekipin tim, sepse dhamë gjithçka në fushë për të fituar ndeshjen. Por ndihem shumë i trishtuar që s’i dhashë 3 pikëshin ekipit. Besoj se kjo është rruga e duhur”, shkruan Manaj në llogarinë e tij në “Instagram”.
Komentet në postimin e sulmuesit janë disa, mes tyre edhe të sy shokëve të skuadrës. Strakosha i shkruan Manajt që të mos dorëzohet, kurse miku i tij Bare që është më i miri. Lushnjari bëri një ndeshje të mirë në përgjithësi, por dihet që një sulmues matet me golat dhe dje ai kishte mundësinë të kthehej në një hero po të kishte shënuar. /abcnews.al
https://www.instagram.com/p/B3hIBNMiOne/?utm_source=ig_web_copy_link