Thyen rekord, kuzhinieri irlandez gatoi pa ndalim për 120 orë rresht

schedule22:45 - 7 Nëntor, 2023

schedule 22:45 - 7 Nëntor, 2023

Kuzhinieri irlandez Alan Fisher ka thyer rekordin e Guinessit duke gatuar pa ndalur për 119 orë e 57 minuta, raporton BBC. Fisher, që jeton në Japoni, ka gatuar në restorantin e tij Matsue. Ai ka thyer rekordin e nigerianes Hilda Baci, për më tepër se 24 orë. Baci kishte vendosur rekordin më herët këtë vit. Ajo kishte gatuar pa ndalur për 93 orë e 11 minuta.

“Arritjet e Latas dhe Hildas më shërbyen si inspirim”, ka thënë Fisher.

Fisher qëroi 300 kilogramë patate si pjesë e kësaj maratone gatimi.

Pas kësaj maratone gatimi, Fisher bëri 357 kilogramë bukë e 3360 racione ushqimi.