Bilanc tragjik në Gaza/ Mbi 10 mijë të vrarë, mes tyre 4 mijë fëmijë

schedule14:07 - 7 Nëntor, 2023

schedule 14:07 - 7 Nëntor, 2023

Ministria e Shëndetësisë e Hamasit njoftoi sot se 10,328 njerëz janë vrarë në bombardimet izraelite në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës më 7 tetor. Mes viktimave, 4,237 ishin fëmijë dhe 2,741 gra, ndërsa 26,000 persona janë plagosur.

Mes përkeqësimit të krizës humanitare në enklavën palestineze, Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut Volker Turk filloi sot një vizitë pesë-ditore në Lindjen e Mesme për të diskutuar me zyrtarë qeveritarë dhe shoqërinë civile mbi abuzimet e të drejtave të njeriut ndërsa lufta përshkallëzohet.

Pas një nate të bomdardimesh të Izraelit, forcat tokësore pretendojnë se kanë rrethuar pjesën veriore të Gazës dhe se po përgatiten për një sulm në një shkallë të plotë në qendër të qytetit.

/abcnews.al