Bashkimi evropian është e “pakënaqur” me progresin e dialogut Kosovë-Serbi. Radio Evropa e lirë ka zbardhur një draft raporti prej 150 faqesh e cila pritet të publikohet zyrtarisht të ,mërkurën, ku vlerësohet përmbushja apo jo e kritereve nga ana e Kosovës, si dhe e rekomandimeve që ka dhënë KE-ja në raportet e mëhershme.
Në raportet si në atë për Kosovën, ashtu edhe në atë për Serbinë, në fokus ishte përmbushja e detyrimeve që dalin nga dialogu i Brukselit dhe në këtë çështje të dyja vendet qortohen për moszbatim e tyre.
Duke e rikujtuar arritjen e marrëveshjes në Bruksel në shkurt dhe aneksit për zbatimin e saj një muaj më vonë në Ohër, raporti shpreh keqardhje që palët nuk kanë filluar ende t’i kryejnë obligimet e tyre.
“Si Kosova, ashtu edhe Serbia, akoma nuk e kanë filluar zbatimin e obligimeve të tyre përkatëse, të cilat dalin nga marrëveshja, të cilat janë të vlefshme dhe detyruese për palët dhe pjesë e rrugëtimit të tyre evropian. Palët duhet urgjentisht të nisin angazhimin më konstruktiv dhe të nisin implementimin pa vonesa të reja, apo parakushte”
Raporti nënvizon detyrimin e Kosovës për ta themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Përmes këtij raporti zyrtarët e Brukselit kërkojnë që Asociacioni të themelohet në bazë të propozimit të fundit që palëve u është dhënë me 21 tetor.
“Nga Kosova pritet ta nisë procesin i cili çon deri te themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe bazuar në propozimin evropian, i cili u propozua para palëve me 21 tetor 2023 dhe nga Serbia kërkohet ta mbështesë këtë proces dhe paralelisht ta fillojë përmbushjen e obligimeve të veta kyçe nga Marrëveshja”
Nga Serbia kërkohet zbatimi i marrëveshjes për menaxhimin e përbashkët të kufirit, mbyllja e rrugëve ilegale për kalimin e vijës kufitare dhe zgjidhja e çështjes se lëshimit të targave të automjeteve./abcnews.al