PSG i ka marrë një nga lojtarët më të mirë të akademisë Barcelonës. Xavi Simons, holandezi 16-vjeçar të cilin e krahasojnë me Messin, po punon fort që të luajë me ekipin e parë të francezëve, ndërkohë që nuk mund të mbetet jashtë diskutimit edhe ëndrra për të luajtur në një ekip me argjentinasin e katalanasve.
“Të gjithë ëndërrojnë të luajnë me Messin, por ndonjëherë duhet të zgjedhësh një tjetër rrugë. Vendosa të nis një aventurë tjetër dhe mendoj se kjo është më e mira për zhvillimin tim”, shprehet holandezi.
Xavi Simons përgatitet me ekipin e të rinjve të PSG, edhe pse është vetëm 16 vjeç. Normalisht për të nuk ka qenë e lehtë. “Në fillim ishte e vështirë, për shkak se të gjithë lojtarët e tjerë ishin më të fortë fizikisht. Tani jam mësuar me këtë gjë dhe ndihem mirë”, tregon i riu.
Talenti holandez sigurisht që e di që pritshmëritë janë të mëdha ndaj tij, ndaj edhe thekson se duhet të ulë kokën e të punojë: “Unë e di që njerëzit i kanë sytë tek unë. Duhet të përqendrohem në atë që dua të bëj. Dua ta shkoj në ekipin e parë sa më shpejt. Jam i sigurt që akoma nuk jam në atë nivel, ndaj duhet të punoj. Në futboll gjithçka mund të ndodhë. Mund të bësh gjëra, sikurse edhe nuk mund të bëni”. /abcnews.al