Në “Artemio Franchi” luftohet për 3 pikë, publikohen formacionet e sfidës, Fiorentina-Juventus

schedule20:20 - 5 Nëntor, 2023

schedule 20:20 - 5 Nëntor, 2023

Në orën 20:45, “violët” e Fiorentina do të presin në “Artemtio Franchi”, “bardhezinjtë” e Juventus, në sfidën e vlefshme për javën e 11 të kampionatit italian të futbollit, Serie A, ku padyshim pritet spektakël i garantuar.

Përca i përket formacioneve, tekniku Vincenzo Italiano i ka rreshtuar “violët” e tij, me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur si zakonisht Terraçiano. Në krahët e mbrojtjes janë Parisi e Biraghi, me qendrën që mbulohet nga Martinez-Quarta e Ranieri. Më të tërhequr në mesfushë janë Arthur Melo e Mandragora, ndërsa Kouame, Barak e Gonzalez janë vendosur pas “bomberit” Lucas Beltran.

Në krahun tjetër, tekniku Massimiliano Allegri i ka rreshtuar “bardhezinjtë” e tij, me formacionin e zakonshëm, 3-5-2, ku në portë si përherë është vendosur polaku Szczesny e para tij në mbrojtje Rugani, Bremer e Gatti. Në krahët e mesfushës janë McKennie e Filip Kostic, me qendrën që mbulohet nga Rabiot, Locatelli e Miretti, ndërsa dyshja e sulmit përbëhet nga “fantazistët” italian, Moise Keane e Federico Chiesa. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: