Tre persona në Gjirokastër, kanë marrë me forcë një 19-vjeçar, të cilin e kanë futur në makinë dhe më pas e kanë rrahur. Mësohet se shkak ka një qene një konflikt për motive të dobëta.
Si pasojë tre personat kanë rënë në prangat e policisë, mes tyre dhe një 15-vjeçar, djali i njërit prej të arrestuarve.
Njoftimi i Policisë:
I hoqën lirinë një 19-vjeçari, në automjet, ku dhe ushtruan dhunë ndaj tij, për motive të dobëta, arrestohen 3 shtetas.
Menjëherë pas kallëzimit të një 19-vjeçari, se 3 shtetas e kishin marrë me forcë në një automjet dhe kishin ushtruar dhunë ndaj tij, për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet tyre, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë organizuar punën për kapjen e tyre.
Si rezultat, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit M. M., 41 vjeç, banues në Gjirokastër dhe K. Xh., 25 vjeç, banues në Vlorë, si dhe një shtetas 15 vjeç (djali i shtetasit M. M.), për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Vetëgjyqësia” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme./abcnews.al