Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka komunikuar këtë të shtunë me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.
Presidenti i Këshillit Europian konfirmoi solidaritetin e fortë të BE-së ndaj Izraelit, pas sulmeve të tmerrshme të Hamasit më 7 tetor. Gjithashtu ai bëri thirrje që të gjithë pengjet të lirohen menjëherë.
“Ruajtja e stabilitetit në Bregun Perëndimor është me rëndësi të madhe. Dhe duhet bërë çdo përpjekje për të shmangur përshkallëzimin në rajon”, tha ndër të tjera ai./abcnews.al/