Në orën 18:00, “bergamaskët” e Atalanta do të presin në “Gewiss Stadium”, “zikaltërit” e Inter, në përballjen e vlefshme për javën e 11 të kampionatit italian të futbollit, Serie A, ku padyshim pritet spektakël nga të dyja skuadrat.
Përsa i përket formacioneve, tekniku Gianpiero Gasperini i ka rreshtuar djemtë e tij, me formulën e zakonshme, 3-4-2-1, ku në portë është vendosur Musso e para tij Scalvini, Gjimshiti e Kolasinac. Në krahët e mesfushës janë Zappacosta e Ruggeri, me qendrën që mbulohet nga De Roon e Ederson. Më të avancuar janë Koopmeiners e Lookman, ndërsa në majën e sulmit është vendosur Scamacca.
Në krahun tjetër, tekniku Simone Inzaghi i ka pozicionuar “zikaltërit” e tij në fushë me formacionin 3-5-2, ku në portë është zvicerani Yann Sommer e para tij në mbrojtjes Acerbi, De Vrij e Pavard. Në krahët e mesfushës janë Dimarco e Dumfries, me qendrën që mbulohet nga Mkhitaryan, Calhanoglu e Barella. Ndërsa në sulm janë dy “bomberët”, Lautaro Martinez e Marcus Thuram. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: