Komisioni i Disiplinës është mbledhur, për të dytën herë këtë javë në lidhje me dy kërkesa të klubit të Shënkollit, që garon në Kategorinë e Dytë, të kërkesa të cilat lidhen me përjashtimin përjetë nga futbollit të lojtarit Bledar Zefi.
Ky i fundit goditi me grusht arbitrin Abdurrahman Kadria, i cili përfundoi duke marrë mjekim në spitalin rajonal Lezhë, teksa kapiteni i Shënkollit u arrestua nga policia. Ndërkaq, klubi lezhian ka bërë kërkesë për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit të lojtarëve Ded Bushi dhe Donald Kaçorri.
Vendimet e Disiplinës:
-Pranimin e kërkesës së FK Shënkolli për konvertimin të pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin Ded Bushi në bazë të nenit 75 të KDE.
-Pranimin e kërkesës së FK Shënkolli për konvertimin të pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin Donald Kacorri në bazë të nenit 75 të KDE. /i.m /abcnews.al