Talenti i Liverpool, Harvey Elliot, është dënuar nga Federata Angleze e Futbollit për shkak të një videoje të publikuar në “Snapchat pas finales së Champions League, kur “The Reds” mposhtën londinezët e Tottenham. Elliot është pezulluar me 14 ditë për shkak të gjuhës së përdorur ndaj Harry Kane.
Veç pezullimit, i riu duhet të paguajë edhe një gjobë që kap shifrën e 350 sterlinave dhe do i duhet të ndjekë një kurs riedukimi. Elliot ka kërkuar falje për sjelljen e tij. Një zyrtar i klubit anglez ka deklaruar se lojtari është penduar dhe e ka kuptuar gabimin.
“Kërkesa e faljes nga Harvey ishte e sinqertë dhe e menjëhershme. Ai e ka pranuar privatisht dhe publikisht që sjellja e tij ishte e gabuar. Duke pasur parasysh moshën e tij dhe kohën kur është kryer veprimi – nuk kishte firmosur akoma për ne -, ne do të punojmë me edukatën dhe sjelljen e tij. Ai tanimë e ka dëshmuar se është lojtar i Liverpool”, shprehet zyrtari i Liverpool./abcnews.al
https://twitter.com/smtm__LFC75/status/1182673760811397120