E la të lirë në qytet/ Qeni pitbull sulmoi të moshuarin në Durrës, pranga 44-vjeçarit

schedule10:54 - 3 Nëntor, 2023

schedule 10:54 - 3 Nëntor, 2023

DURRËS- Mbetet e rëndë gjendja shëndetësore e të moshuarit që u sulmua pasditen e të enjtes nga një qen pitbull në lagjen 13 të Durrësit. 84-vjeçari gjendet në reancimacion pasi ka pësuar dëmtime të shumta në kokë e trup.

Mjekët thonë se ai ende nuk e ka kaluar rrezikun për jetën. Për rastin policia njoftoi arrestimin e një 44-vjeçari, pronarë të qenit, ndaj të cilit tashmë rëndon vepra penale “Braktisja e kafshës të shoqërimit”.

Mësohet se Armand Lala e mbante pit bullin në shtëpi por në një moment pakujdesie qeni ka mundur të shpëtojnë e të dalë në rrugë ku edhe ka sulmuar të moshuarin.

Të tilla raste kanë qenë të shpeshta në qytetin bregdetar.

Sipas të dhënave çdo muaj në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit paraqiten për ndihmë 13-14 persona, të cilët janë sulmuar nga qentë qoftë nga ata që mbajnë në shtëpi apo nga qentë endacakë.

Për këta të fundit banorët ngrenë shqetësimin se janë shtuar së tepërmi në rrugë. Nga institucionet kërkojnë marrjen e masave urgjente.

Megjithëse bashkia ka paralajmëruar masa për rritjen e sigurisë së qytetarëve sulmet e qenve endacakë vazhdojnë duke rrezikuar në shumë raste jetën e banorëve dhe turistëve./ abcnews.al