Biznesi i Cristiano Ronaldo “shënjestrohet” nga tatimet, shkak lëshimi i faturave pa TVSH

schedule10:47 - 3 Nëntor, 2023

schedule 10:47 - 3 Nëntor, 2023

Agjencia e Taksave e Spanjës ka hapur një çështje kundër klinikave të transplantit të flokëve të Cristiano Ronaldos për lëshimin e faturave pa TVSH për qindra klientë midis viteve 2019 dhe 2021, pretendon një media spanjolle.

“Insparya Hair Medical Clinic” pretendon se alopecia ëstë një sëmundje dhe se shërbimet mjekësore për diagnostikimin, prarandalimin dhe trajtimin janë të përjashtuara nga kjo taksë.

Ministria e Financave megjithatë konsideron se një pjesë e transplanteve të tyre janë për qëllime thjesht estetike dhe duhet të taksohen 21%.

Kompania e Cristiano Ronaldos, në fakt, ka dorëzuar një raport gna Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe mendimin e një mjeku specialist të specializuar në dermatologji për të mbështetur prentendimet e saj dhe tani çështjen e ka marrë departamenti përkatës ligjor./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!