Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Racizmin e luftoj me trofe, s’e kuptoj pse Italia po heziton”

schedule17:43 - 11 Tetor, 2019

schedule 17:43 - 11 Tetor, 2019

Kalidou Koulibaly e ka të qartë se si luftohet racizmi. Mbrojtësi i Napolit e kë pësuar disa herë te vetja e tij këtë fenomen. Një ndër më të mirët në botë në rolin e tij ka folur për L’Equipe Magazine.

Senegalezi ka një teori të thjeshtë, që lidhet me fitoret dhe triumfin sportiv. Ai kërkon një dorë më të hekurt kundrejt kësaj çështje delikate, diçka që nuk ka ndodhur ende në Itali.

Jetoj në një qytet të mrekullueshëm dhe të gjithë më duan. Mund ta luftojmë racizmin, duke i treguar njerëzve të caktuar që jemi ndër më të mirët. Kjo ‘luftë’ do të kishte më kuptim nëse arrij të fitoj ndonjë trofe.

Asamoah dhe Koulibaly

Përpiqem që të jem sa më i përqendruar në stërvitje dhe ndeshje. E kam për detyrë të tregoj se një lojtar me ngjyrë mund të gjejë vend mes më të mirëve të futbollit italian. Normat ekzistojnë dhe njihen, por duhet bërë më shumë në aplikimin e tyre.

Nuk kam parë ende ndonjë tifoz, të cilit i është ndaluar hyrja në stadium. Dhe as gjoba të rënda apo pikë të hequra në renditje. Duhet dhënë një shembull i fortë për luftimin e racizmit”, përfundon mbrojtësi i Napolit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!