Çmimi “Lojtari i muajit”, Premier League prezanton nominimet për “më të mirin” e tetorit

schedule14:36 - 2 Nëntor, 2023

schedule 14:36 - 2 Nëntor, 2023

Me përfundimin e muajit tetor, Premier League ka publikuar këtë të enjte, nominimet për çmimin prestigjioz individual të “lojtarit të muajit”, ku përveç emrave të mëdhenj ka gjithashtu dhe supriza.

Kështu, pretendentët kryesorë për trifumin e këtij çmimi janë “faraoni” egjiptian, Mohamed Salah, “kollosi” argjentinas i mbrojtjes, Christian Romero, si dhe “katalizatori” i mesfushës së “Topccinjve” të Arsenal, Declan Rice me të tre të lartpërmendurit që kanë qenë protagonist në rezultatet pozitive të skuadrave të tyre.

Ndërkaq, lista plotësohet nga sulmuesi “luzitan” i Wolherhampton, Pedro Neto, “fantazisti” kamerunas i Brentford, Bryan Mbuemo dhe “katalizatori” i mesfushës së Aston Villa, Douglas Luiz.

Gjashtë lojtarët e nominuar për çmimin:

Douglas Luiz (Aston Villa) – 2 fitore në një muaj, 1 barazim, 2 gola, 1 asistim;

Bryan Mbeumo (Brentford) – 2 fitore, 1 barazim, 1 humbje, 2 gola, 2 asistime;

Pedro Neto (Wolverhampton) – 1 fitore, 2 barazime, 3 asistime;

Declan Rice (Arsenal) – 2 fitore, 1 barazim, 1 gol, 1 asistim;

Christian Romero (Tottenham) – 3 fitore, 2 portën e pastër;

Mohamed Salah (Liverpool) – 2 fitore, 1 barazim, 5 gola. /i.m /abcnews.al