Bahreini ka tërhequr ambasadorin e tij nga Izraeli, njoftoi sot parlamenti i vendit në një deklaratë, duke shtuar se i dërguari izraelit në Manama tashmë është larguar nga mbretëria e Gjirit.
Të gjitha marrëdhëniet ekonomike me Izraelin u ndërprenë, si pjesë e masave të marra nga Bahreini për të mbështetur “kauzën palestineze dhe të drejtat legjitime të popullit palestinez”, tha parlamenti.
Bahreini vendosi marrëdhënie diplomatike me Izraelin në vitin 2020.
Ministria e Punëve të Jashtme përsëriti qëndrimin e Bahreinit, i cili dënon dhe denoncon përshkallëzimin e luftës nga Izraeli në Rripin e Gazës. Ai gjithashtu bën thirrje për krijimin e një shteti sovran të pavarur palestinez në kufijtë e 4 qershorit 1967, me Jerusalemin Lindor si kryeqytet, në përputhje me rezolutat ndërkombëtare.
Bahreini ka dërguar dy avionë me ndihmë në Gaza.