ELBASAN- Reshjet e dendura të shiut që kanë përfshirë Elbasanin në 24 orët e fundit kanë shkaktuar problematika në akset kryesore, që lidhin njësitë administrative me qytetin e Elbasanin.
Për shkak të bllokimit të kanaleve të ujërave të zeza janë shkaktuar përmbytje në një pjesë të rrugëve në Elbasan, të cilat kanë krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve, por dhe këmbësorëve
Gazetarja e Abc News, Edisona Skënderi raporton se problematika më serioze është hasur në aksin rrugor Elbasan-Gjinar, ku ka pasur një rrëshqitje dheu dhe drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar.
Po ashtu edhe këmbësorët kanë hasur vështirësi në kalimin e rrugëve pasi kanë qenë të mbushura në ujë. Ata apelojnë tek strukturat përgjegjëse për ndërhyrje në këto akse dhe pastrimin e rrjetit të kanalizimeve./ abcnews.al