Matthew Perry ishte i lumtur para se të vdiste, flasin krijuesit e serialit “Friends”

schedule16:39 - 1 Nëntor, 2023

schedule 16:39 - 1 Nëntor, 2023

Krijuesit e serialit “Friends” thanë se Matthew Perry ishte “i lumtur” kur folën me aktorin dy javë para se të vdiste.

Marta Kaufman dhe David Crane zbuluan për The Today Shoë se Perry ishte në “formë shumë të mirë”.

Aktori vdiq në moshën 54-vjeçare të shtunën në shtëpinë e tij në Los Angeles.

Pasi kontaktoi me anëtarët e produksionit, Perry zhvilloi atë që ata e përshkruan si një bisedë “të mrekullueshme” dhe optimiste me ta.

“Ai ishte i lumtur. Nuk dukej se e shqetësonte asgjë. Ai ishte në formë të shkëlqyer, prandaj duket kaq e padrejtë”.

Homazhet për aktorin shumë të dashur janë kryer nga të gjithë kolegët e tij, të cilët thanë se janë “absolutisht të shkatërruar”.

Jennifer Aniston, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, David Schëimmer dhe Courteney Cox u shprehën në një deklaratë të përbashkët të hënën: “Ne të gjithë jemi kaq të shkatërruar nga humbja e Mattheë. Ne ishim më shumë se miq. Ne jemi nje familje”./abcnews.al