Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian, Josep Borell është shprehur i tronditur për bombardimet në kampin e refugjatëve në Jambaliya në Gaza. Borell ka bërë thirrje që palët të respektojnë rregullat ndërkombëtare të luftës.
“Bazuar në qëndrimin e qartë të Këshillit të BE-së se Izraeli ka të drejtë të mbrohet sipas ligjit ndërkombëtar humanitar dhe duke siguruar mbrojtjen e të gjithë civilëve, jam i tronditur nga numri i madh i viktimave pas bombardimit të kampit të refugjatëve Jabaliya nga Izraeli”, ka shkruar Borell në reagimin e tij në Twitter.