Opozita do të refuzojë të marrë pjesë në tryezat e organizuara nga Kuvendi për Reformën Zgjedhore, nëse më herët maxhoranca nuk do të shprehet për draftin me 5 pika të propozuar prej tyre. Në një intervistë për ABC NEËS, nënkryetari i PD, Edmond Spaho kërkon largimin e menjëhershëm të Damian Gjiknurit nga drejtimi i komisionit.
Partia Demokratike refuzon të ulet në tryezën e reformës zgjedhore me maxhorancën pa marrë më parë një përgjigje për platformën me 5 pika që paraqiti në takimin e zhvilluar me OSBE-në pak ditë më parë. Në një intervistë për ABC News, nënkryetari i PD, Edmond Spaho thekson se drafti i opozitës i jep zgjidhje jo vetëm çështjeve thelbësore të reformës por edhe krizës politike.
Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri deklaroi një ditë më parë se miratimi i reformës mund të bëhet në dy faza.
Por për Spahon në vend të propozimeve Gjiknuri në pozitat e personit të kapur në përgjime në shit-blerje votash aktin e parë që duhet të bëj është të jap dorëheqjen.
Partia Demokratike refuzoi të marrë pjesë në mbledhjen e zhvilluar në Kuvend për Reformën Zgjedhore. Ndërkohë që maxhoranca ka premtuar se propozimet e demokratëve do të mund të diskutohen në një tjetër tryezë që do të organizohet me përfaqsues ndërkombëtarë dhe anëtarë të shoqërisë civile./ABC News Albania 24/7