“Serbët të formojnë një shtet të vetëm”, Dodik: Të përfshihet Bosnje-Hercegovina, Kosova dhe Mali i Zi

schedule16:10 - 28 Tetor, 2023

schedule 16:10 - 28 Tetor, 2023

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik beson se në këtë shekull serbët duhet të formojnë një shtet të vetëm, pjesë e të cilit do të jetë edhe Kosova dhe Mali i Zi. Ai thotë se duhet të mbahet një “kuvend i madh mbarëserb”, dhe se ky shtet i bashkuar duhet të formohet me mjete demokratike dhe politike, jo me luftë.

“Jetojmë në një epokë kur pas disa vitesh apo dekadash do të duhet të bëhet një konfigurim i ri i botës, serbët nuk duhen kapur në befasi, por tani duhet të themi se në këtë shekull duam një shtet të vetëm të përbërë nga Serbia, Republika Srpska, nëse është vendim demokratik, dhe Mali i Zi”, tha Dodik për Sputnik.

I pyetur nëse mendon se Serbia do të ketë sukses në mbrojtjen e Kosovës, ai tha se politika kombëtare dhe shtetërore serbe duhet të mbetet e përkushtuar ndaj kësaj çështjeje.

“Më duhet të them se Vuçiç e ktheu çështjen në skenën ndërkombëtare përmes procesit të negociatave, por edhe përmes procesit të tërheqjes së njohjes së Kosovës nga një numër i konsiderueshëm vendesh. Mendoj se ne duhet të mbajmë një zgjidhje korrekte dhe stabile afatgjatë dhe kjo nuk është në interesin e Britanisë dhe Amerikës. E vetmja gjë është zgjidhja Republika Srpska, Serbia dhe zonat serbe, Kosova dhe sigurisht edhe kthimi i Malit të Zi në entitetin kombëtar serb. Kjo është diçka që duhet respektuar si interes i fortë kombëtar serb në këto zona dhe të mos injorohet”, tha Dodik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!