Sulmi me armë në Vushtrri pak ditë më parë, ndërron jetë personi i dytë

schedule09:24 - 31 Tetor, 2023

schedule 09:24 - 31 Tetor, 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka humbur jetën edhe një person nga sulmi me armë që ndodhi të dielën në Vushtrri.

Viktima e dytë po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), e gjendja e tij ishte e rëndë.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Një person ishte vrarë më 29 tetor në Vushtrri pas një sulmi me armë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, ka thënë se dy të arrestuarit e parë janë J.S., 24-vjeçar, E.B. 24-vjeçar, ndërsa tre të tjerëve s’u janë bërë të ditura inicialet.