Mesut Ozil ka pësuar një rënie drastike në 18 muajt e fundit, por në këtë sezon të ri, nuk ka luajtur thuajse aspak. Fantazisti gjerman nuk është grumbulluar thujase në asnjë ndeshje nga Unai Emery, duke numëruar vetëm 141 minuta në total.
Ozil me shumë gjasa do të largohet nga Londra, me Milanin dhe Fenerbahce që janë gati ta marrin në formë huazimi. PËr situatën e gjermanit, ka folur shefi i klubit londinez, Raul Sanllehi, i cili tha:
“Emery preferon lojtarë që japin 100% në stërvitje dhe e transmetojnë atë në fushën e lojës. Dinamizmi i Premier League e ka detyruar të marrë vendime të vështira. Ozil është lojtar i madh, por mesa duket, futbollistët e tjerë i përshtaten më shumë filozofisë së trajnerit”./abcnews.al