Konflikti për pronën në Kepin e Rodonit/ Zbardhet se kush qëlloi më armë zjarri, lidhja e tij me ish-deputetin Mark Frroku

schedule11:03 - 30 Tetor, 2023

schedule 11:03 - 30 Tetor, 2023

DURRËS- Besnik Toma është personi që ka qëlluar me armë zjarri në konfliktin e një dite më parë në Kepin e Rodonit.

Gazetari i Abc News, Ervin Leka raporton se  Toma është shoferi i Mark Frrokut, megjithatë ky i fundit para hetuesve ka deklaruar se ka lidhje familjare dhe e ka nip. Ai është shpallur në kërkim nga autoritetet për konfliktin në Kepin e Rodonit.

Policia e Durrësit tha se ka arrestuar tetë persona, mes tyre dhe ish-deputetin Mark Frroku. Gazetari i ABC News, Leonidha Musai tregoi detaje për këtë konflikt, i cili siç thotë ai ka nisur për një parcelë toke.

“Bëhet fjalë për një parcelë tokë, e cila pretendohet nga të dyja palët, si nga banorët e zonës, ashtu dhe nga Kisha Françeskane, e cila me kthimin e pronave përfitoi një hapësirë të madhe në Kepin e Rodonit, duke e rikthyer si tokë e saj. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një parcelë e cila është përbëri parkut, e cila menaxhohet nga Kisha dhe aty do të ndërtohet një resort turistik dhe kjo parcelë do të shërbente për të hapur një rrugë, e cila do të zbriste me pas në vijën bregdetare. Kjo parcelë ka qenë mollë sherri për të dyja palët”, tha ai./ abcnews.al