Sherri për pronën në Kepin e Rodonit, arrestohet ish-deputeti Mark Frroku

schedule09:27 - 30 Tetor, 2023

schedule 09:27 - 30 Tetor, 2023

Ish-deputeti Mark Frroku është arrestuar nga policia pas sherrit të ndodhur ditën e djeshme në Kepin e Rodonit për pronën. Sherri u raportua me përfaqësuesve të Kishës Françeskane dhe disa banorëve. Burime për ABC bën me dije se të paktën 8 persona janë arrestuar, të përfshirë në ngjarje.

Kujtojmë se ditën e djeshme në një reagim zyrtar Policia e Durrësit bëri me dije se konflikti nisi kur përfaqësuesit e kishës katolike po bënin rrethimin e pronës për të cilën thuhet se kanë certifikatë pronësie.

Banorët e zonës nuk i kanë lejuar që të bëjnë këtë rrethim pasi edhe ata pretendojnë se kanë një certifikatë pronësie, po për këtë pronë.

Ndërkohë situata mes shtetasve ka agravuar me përdorimin e sendeve të forta, pas konfliktit me grushte. Në vendngjarje është gjetur dhe 1 gëzhojë arme zjarri.

Si pasojë e sherrit me sende të forta kanë pësuar dëmtime të lehta disa nga shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët pasi kanë marrë ndihmë mjekësore, janë shoqëruar bashkë me shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt, me qëllim kryerjen e veprimeve për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al/