“Asnjë ministër nga Lista Serbe në qeveri”: Vuçiç kërcënon Albin Kurtin në intervistën ekskluzive për “ABC News”

schedule08:55 - 11 Tetor, 2019

schedule 08:55 - 11 Tetor, 2019

Albin Kurti e ka bërë të qartë se nuk e do Listën Serbe në qeverinë e tij. Kreu i Vetëvendosjes ka thënë se pjesë e qeverisë, duke respektuar dhe Kushtetutën do të jetë dhe një ministër serb, por jo nga Lista Serbe. Këtë deklaratë e komenton duke “kërcënuar” presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në intervistën ekskluzive dhënë gazetarit të ABC Neës, Idro Seferi.

“Nuk e respektoni dikë që ka marrë 95 për qind në kuadër të popullit të vet, por do të punoni me dikë që është serbi juaj privat apo juve ju pëlqen? Unë mendoj atëherë se kjo nuk është mjaftueshëm e përgjegjshme.

Nuk mendoj se kjo është mjaftueshëm serioze. Nëse nuk dëshironi të punoni me Listën Serbe atëherë mendoj se nuk dëshironi që as me Serbinë të gjeni një zgjidhje të kompromisit. Nuk mendoj se kjo është porosia më e mirë. Por, nuk kam asgjë kundër asaj që tua them këtë, kjo është zgjidhja juaj.

Ju njerëz, na e thoni këtë pasi mua do të ma lehtësoni punën. Është çështje tjetër që ne atëherë nuk do të mund të kryejmë punën për të cilën jemi zgjedhur e që është të sigurojmë një të ardhme ndryshe dhe më të mirë për popujt tanë”.

INTERVISTË EKSKLUZIVE | Vuçiç: Ne jetojmë më mirë dhe kemi më shumë reputacion se shqiptarët, të merremi vesh

Vuçiç kishte edhe një mesazh për shqiptarët:

Aleksandër Vuçiç: Shqiptarët i kanë veshët e ndjeshme si serbët dhe kryesisht nuk duan të dëgjojnë atë që nuk u pëlqen pasi kanë të vërtetat e tyre dhe kryesisht të mbuluara disa herë me emocione të rënda. Por, për njerëzit racional duhet ta kuptojnë që kompromisi është e vetmja mënyrë për zgjidhje dhe nëse kjo nuk ndodh frikësohem për të ardhmen edhe të popullit tim, por edhe popullit tuaj.

Po ashtu ai ka treguar edhe dy qytetet e Shqipërisë të cilat donte ti vizitonte.

Idro Seferi-ABC News: Do të shkoni në Shqipëri, por nëse do të shkonit jashtë Tiranës, ku do të shkonit së pari?

Aleksandër Vuçiç: Do të doja të njihem, pasi nuk kam qenë kurrë në Shkodër, as në Vlorë. Ajo që kam dëgjuar nga njerëzit që e dinë këtë, thonë se ka një bregdet jashtëzakonisht të bukur. Kur kam qenë në Tiranë jam ndjerë mirë. Kanë qenë disa protesta. Por, edhe këtu ka protesta ja siç dëgjoni dikush po bërtet tani këtu jashtë, nuk e di se për çfarë por jam mësuar në protesta për çdo ditë.

“Nëse serbët e shqiptarët bien dakord, çfarë i intereson dikujt tjetër”. Kështu insiston presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në lidhje me një marrëveshje me Kosovën.

Sipas tij, nëse serbët dhe shqiptarët i rregullojnë marrëdhëniet, një herë e përgjithmonë si dy popujt më të mëdhenj në Ballkan, në 150 vitet e ardhshme nuk do të ketë asnjë lloj problemi.

“Ju thoni ne jemi një shtet i konsoliduar, por duhet të silleni nëpër holle e korridore me leje të veçanta dhe ftesa që të gjeni dikë nëpër Kombet e Bashkuara. Nuk mund të hyni në Interpol edhe tre mijë vjet. Çfarë shteti është ai që nuk ka ambasadë në Pekin, Moskë, Nju Delhi, Athinë, si?”, deklaroi Vuçiç për Opinion.

Idro Seferi ABC News: Dmth që do të kishte pas bisedimeve? Kosova ka marrë ftesë…

Aleksandër Vuçiç: Unë po ju flas nga këndi juaj, nuk po flas nga këndi im. Këndi im është i vështirë, gjithsesi, por mundohem të kem një qasje racionale dhe flas vetëm se problem është që nuk sqarohet. Njerëzit në Kosovë thonë ne kemi Amerikën dhe Amerika do ta zgjidh për ne. Përse nuk e ka zgjidhur?

Idro Seferi-ABC News: Këtu thonë e kemi Rusinë…

Aleksandër Vuçiç: Nuk thonë, nga unë nuk e keni dëgjuar, unë them kemi Serbinë.

Idro Seferi-ABC News:: Jo nga ju, por..

Aleksandër Vuçiç: Unë them se ashtu është, por ne duhet të provojmë të biem dakord dhe njerëzit duhet ta kuptojnë realitetin dhe nuk është vështirë vetëm të mos bëhemi të verbër apo shurdhmemec. Të verbrit shohin mirë, ata që janë vërtetë të verbër dhe shumë mirë kuptojnë dhe ndjejnë.

Ata që janë shurdhmemec, po flas në mënyrë metaforike, por kur bëheni që jeni të verbër dhe shurdhmemec, ajo është gjeja më e rrezikshme dhe më e keqe. Kjo dmth që ju e dini se çfarë është realiteti shumë mirë, por nuk dëshironi ta respektoni pasi nuk i leverdis interesave tuaja personale ose politike

Por çfarë mendon presidenti serb për Albin Kurtin?

“Së pari njerëzit e pjekur dhe serioz nuk ofendojnë gocat minorene, kjo nuk bëhet në një botë të sjellshme. Për këtë është dashur të thotë më falni, por nuk ka thënë. Kjo nuk bëhet. Këtë duhet ta mësoni. Të tjerat do ti vlerësoj në bazë të veprimeve.

Unë e di që ai mendon se sa më i mprehtë të jetë ndaj serbëve do të marrë më shumë vota, pasi njerëzit kanë qejf të thonë bravo, bravo, bravo, por jo jo edhe shqiptarët pas tre vitesh do të pyesin udhëheqësit e tyre përse nuk kanë bërë kompromis me serbët. Ashtu sic do më pyesin serbët përse nuk ke arritur marrëveshje me shqiptarët, edhe pse sot duket sikur askush nuk e dëshiron këtë në asnjërën anë”, thotë Vuçiç.

I pyetur për idenë e Albin Kurtit, për masa të reciprocitetit pas heqjes së takës, Aleksandër Vuçiç ka thënë: Nuk e di për çfarë masash reciprocieteti flet.

Flisni ju për dëmet e luftës, përralla të zbrazëta për përdorim të brendshëm dhe për popullin, nuk mund ti dëgjoj dhe nuk mund ti komentoj. Nuk kam problem të komentoj çdo lloj pyetje, por nuk është Albin Kurti, Hegeli që ta komentojmë kaq shumë”./abcnews.al/