“Nuk jam i lumtur te Juventusi”, mesfushori bardhezi flet hapur

schedule08:16 - 11 Tetor, 2019

schedule 08:16 - 11 Tetor, 2019

Te Juventusi, jo të gjithë janë të lumtur. Ardhja e Mauricio Sarrit ka ndikuar negativisht te disa lojtarë. Një nga lojtarët që po e vuan më shumë ardhjen e teknikut italian, është Emre Can. Mesfushori gjerman nuk po gjen dot hapësira dhe duket se do të largohet nga “Zonja”.

Në një intevistë për pas ndeshjes Gjermani-Argjentinë 2-2, Can tha: “Për momentin, nuk jam aspak i lumtur. Nuk më është dhënë shansi që të tregoj aftësitë e mia. Jam i lumtur që Loë më besoi dhe më dha minuta. Për momentin, thjesht dua të luaj”, përfundoi gjermani.

Can e nisi karrierën e tij me ekipin e Bayer Leverkuse, për t’u transferuar më pas te Bayern. Te skuadra e Liverpool ra më shumë në sy me paraqitjet e tij, duke qenë ndër më të rëndësishmit për Jurgen Klopp./abcnews.al