“Gjykatat e Posaçme kanë shkatërruar klasa politike”, Kulla: U krijua për të goditur elitën, asnjë nuk është i paprekshëm

schedule22:27 - 27 Tetor, 2023

schedule 22:27 - 27 Tetor, 2023

Eksperti i Sigurisë, Ilir Kulla, i ftuar në emisionin “Zone e Lirë”, foli në lidhje me mitin e paprekshmërisë, për të cilin tha se ky tanimë ka rënë.

Sipas tij, kjo reformë në drejtësi dhe krijimi i institucioneve të reja, u krijuan posaçërisht për të goditur elitat dhe jo popullin e thjeshtë.

“Unë vetë mendoj që ata kur krijuan me dhunë me 140 vota, bënë reformën në drejtësi dhe institucionet e reja, ata e dinin se çfarë i priste. Është krijuar një gjykatë e Posaçme.

Dhe në gjykatat e Posaçme janë shkatërruar historikisht klasat politike.

Madje, kjo gjë u bë dhe në Kosovë, kjo arsye se pse ato janë në Hagë.

Këto gjykata nuk krijohen për të goditur popullin, por për të goditur elitat dhe për të çuar në vetëpastrimin e elitave.

Në fund edhe Edi Rama do të goditet nga ky proces. Ky është katarsis i drejtësisë. Kemi hyrë në një proces që kujt i dalin letrat, minimalisht do të përballen me gjyqin, pastaj mund të shkojë edhe me keq” tha Kulla.r.t/abcnews.al