Vetëm dy ndeshje në mbrëmjen e fundit të NBA, që plotësuan xhiron e parë të sfidave në sezonin e ri të kampionatit amerikan të basketbollit.
Por, si gjithmonë, spektakli nuk mungoi dhe një meritë për këtë kishte Damien Lilard, që bëri një debutim ëndrrash me Miluoki.
Me 39 pikë si shënuesi më i mirë i ndeshjes, por edhe 8 ribaund e 4 asist, ai i dhuroi Baks fitoren dramatike, me vetëm një pikë diferencë 118-117 kundër Filadelfias. Pjesën tjetër e bëri i zakonshmi, Janis Atentokoumpo. Basketbollisti grek e mbylli me 23 pikë, por ishte i pandalshëm poshte koshit me 13 topa të kapur në tabelë. Nga ana tjetër, Filadelfia provoi gjithçka me Embid dhe Maksei. Ky I fundit realizoi 31 pikë, por nuk arriti të evitojë humbjen e “Siksers” në ndeshjen e parë të sezonit.
Ndryshe nga Baks, për Los Anxheles Lejkërs ishte dalja e dytë në kampionatin e ri. Pas humbjes në premierë, skuadra kaliforniane fitoi ndaj Feniks me rezultatin 100-95. Pa Bisli Bejll dhe Buker, Sans nuk arritën të ruajnë vazhdimësinë, pavarësisht paraqitjes spektakolare të Kevin Durant me dy shifra dopjo, 39 pikë dhe 11 topa në tabelë.
Nga ana tjetër, triumfi i Lejkërs mban firmën e yjeve, Entoni Devis dhe LeBron Xhejms.
Për qëndrën 30 pikë, 12 ribaund dhe 2 asist, ndërsa “Mbreti” Lebron mbylli ndeshjen me 21 pikë, 8 topa të kapur në tabelë dhe 9 asist për shokët e skuadrës. / h.ll/abcnews.al