Të dënuar në Belgjikë për grup kriminal, zbardhet lidhja e vëllezërve Ramaj me ish drejtoreshën e kadastrës në Durrës

schedule14:35 - 26 Tetor, 2023

schedule 14:35 - 26 Tetor, 2023

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e ish drejtoreshës së Kadastrës në Durrës, Rajmonda Dashi dhe lidhjes së saj me një grup kriminal, të cilët i ndihmonte për të pastruar paratë.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se vëllezërit Besjan dhe Leonard Ramaj, janë dënuar në Belgjikë për trafik droge, ndërsa me vendim te Gjykatës së Posaçme, ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg” në vendin tonë.

Sipas burimeve, rezultojnë se vëllezërit janë lidhje e afërt familjare e Rajmonda Dashit. Në pranga përfundoi edhe një biznesmen, shtetasi Ardian Malasi.

SPAK e akuzon Dashin, për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”.

Sipas SPAK, Dashi ka ndihmuar në pastrimin e parave dy vëllezërit Ramaj, të dënuar nga autoritetet belge të drejtësisë, për vepra penale të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike.

Ndaj Dashit, gjykata ka caktuar masën e arrestit në shtëpi./abcnews.al