Klima e të bërit biznes në Shqipëri është përmirësuar gjate 2023.Investitorët e huaj kanë rritur vlerësimet për situatën e përgjithshme ekonomike.Në një anketë të shoqatës së Investitoreve të huaj rezulton se klima e përgjithme e të bërit biznes është vlerësuar me 46 pikë nga 40 që ishte një vit më parë. Ndërkohë që pritshmëritë janë edhe më të mira duke marë 52 pikë nga 100 pikë që është totali.Nga sondazhi vërehet se në përmirësim kanë qenë pothuajse të gjithë treguesit.
“Niveli i transparencës në procedurat qeveritare”, “niveli i burokracisë me të cilin përballet biznesi”, niveli i “Zbatimit të ligjeve dhe rregulloreve në biznes” si dhe “Sistemi gjyqësor shqiptar dhe ndikimi i tij në biznesi” janë përmirësuar me të paktën 5 e deri në 10 pikë, krahasuar me një vit më parë.
Po ashtu me nota pozitive investitorët vlerësojnë edhe sigurimin me energji elektrike sektor që ka marë 62 pikë nga 100 që është totali.
Ndër zhvillimet problematike investitorët konsiderojnë zhvlerësimin e monedhës europiane dhe fuqinë punëtore.
Anketa u zhvillua gjatë periudhës gusht – shtator 2023 dhe pjesë e mbledhjes së të dhënave kanë qenë Biznese të huaja të rëndësishme në Shqipëri në sektorët e teknologjive të informacionit dhe komunikimit, industrive të rënda dhe minierave, energjisë dhe mjedisit, shërbimeve financiare, tregtisë, logjistikës, turizmit, shërbimeve konsulent.
Vitin e kaluar Investimet e Huaja Direkte kapën një shifër rekord prej 1.3 miliardë euro dhe trendi vijon të mbetet pozitiv, ku 6-mujororin e parë investimet e huaja direkte arritën afro 700 milionë euro.
Qeveria ndërkohë po po punon për hartimin e një kuadri të ri ligjor për një ligji të unifikuar të investimeve, i cili synon ta bëjë Shqipërinë akoma edhe më tërheqëse për investitorët e huaj./abcnews.al