Protestë në Shkodër për vdekjen e Florenc Beqirajt

schedule14:38 - 25 Dhjetor, 2017

schedule 14:38 - 25 Dhjetor, 2017

Vazhdojnë protestat për vdekjen e 23 vjeçarit Florenc Beqiraj në Francë. Protesuesit në Shkodër pasi ndezën qirinj në sheshin para Prefekturës kanë kërkuar hetim për ngjarjen dhe dorëheqjen e ambasadorit shqiptar në Francë.

Protesta e tyre nisi nga lagjia “Liria” aty ku lindi 23 vjeçari Florenc Beqiraj.

Të afërm dhe miq të tij kanë përshkuar me pankarta në duar rrugët e qytetit të Shkodrës.

Ata kërkojnë vendoset drejtësi për të riun dhe dorëheqjen e ambasadorit shqiptar në Francë.

Përfaqësuesi i komunitetit të egjiptianëve kërkoi hetim për vdekjen e 23 vjeçarit dhe çështja të mos politizohet.

Në kujtim të Florencit u ndezën edhe qirinj në sheshin para Prefekturës së Shkodrës.

Në mënyrë simbolike protestuesit dogjën edhe disa flet me ngjyrat e flamurit francez./abcnews.al