Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksident në aksin Gostimë-Cërrik, autobusi përplaset me një automjet, plagoset shoferi makinës

schedule16:09 - 25 Tetor, 2023

schedule 16:09 - 25 Tetor, 2023

Një aksident është raportuar ditën e sotme në aksin rrugor Gostime-Cërrik. Bëhet me dije se një autobus është përplasur me një automjet.

Për pasojë është dëmtuar 52-vjeçari, drejtuesi i automjetit. Ndërsa në spital janë dërguar edhe pesë persona të tjerë, pasagjerë në autobus, të cilët pasi kryen ekzaminimet mjekësore, u larguan në banesa.

Ndërkohë me 51-vjeçarin, drejtuesin e autobusit, po kryhen veprimet procedurale. Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor vijojnë punën, për sqarimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!